Juve ndalet edhe nga Verona

25 tetor 2020 | 22:56

Juventus bën ndalesën e dytë radhazi në Seria A dhe sërish ndaj një skuadre shumë më inferiore. Skuadra e Pirlos nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Allianz Stadium” ndaj Veronës.

45 minutat e para nuk do të sillnin shumë emocione, teksa bardhezinjtë vuajnë shumë në krijimin e rasteve. Morata gjeti golin e avantazhit në fundin e fraksionit të parë, por që do të anulohej për shkak të një poziconi jashtë loje.

Në minutën e 60-të, Andrea Favillini arrin që të të ndëshkojë Juventusin, pasi u harrua brenda zonës nga mbrojtja torineze. Bardhezinjtë u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, i cili do të vinte vetëm pas hyrjes në fushë të Kulusevskit.

Mesfushori suedez realizoi një gol fantastik me të minutën në minutën e 77-të, ndërkohë që disa minuta më pas Dybala  ndal vetëm nga shtylla. Me këtë barazim Juventus ngjitet në vendin e pestë me 9 pikë, 3 më pak se Milani, që luan nesër ndaj Romës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernard Berisha i kundërpërgjigjet në mënyrën më të mirë trajnerit…