
Ja rezultatet pas pjesës së parë në tri ndeshjet e Superligës
04 nëntor 2020
| 14:17
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës në futboll.
Kampionia në fuqi, Drita është duke fituar me rezultat 0-1 ndaj Trepçës ’89. Të vetmin gol në Mitrovicë e shënoi Xhevdet Shabani, në minutën e 16-të.
Fitore është duke shënuar edhe Prishtina ndaj Arbërisë (1-0). Në kryeqytet golashënues nga penalltia ishte Enis Gavazaj. Ndërsa pjesa e parë e ndeshjes Besa-Drenica përfundoi 0-0.
(V.Z / Epoka e re)