Ja sa fitojnë Wilderi dhe Fury nga meçi për titullin e WBC-së

30 nëntor 2018 | 17:27

Deontay Wilder dhe Tyson Furyt do të masin forcat për titullin e WBC-së në pesha të rënda.

Përballja e tyre e së dielës është një nga më të mëdhatë në vitet e fundit në botën e boksit, edhe fitimet janë të një niveli të lartë. Nga kalkulimet e para të “Telegraph.co.uk”, raportohet se Wilder ka të siguruara 14 milionë dollarë (12.29 milionë euro). Ndërsa në anën tjetër britaniku Fury pritet të fitojë 10 milionë dollarë (8.78 milionë euro), ku një pjesë do t’i dhurojë për bamirësi.

Në këtë rasti amerikani 33-vjeçar është ai që do të mbrojë titullin dhe me shpresë për fitore në mënyrë që ndeshja e ardhshme e tij të jetë ajo ndaj kampionit të padiskutueshëm të peshave të rënda, Anthony Joshua.

Wilder në karrierën e tij profesionale nuk ka humbur asnjëherë, nga 40 meçe, 39 i ka mbaruar me nokaut. Në anën tjetër 30-vjeçari është gjithashtu i pamposhtur, nga 27 meçe, 19 i ka fituar me nokaut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett,…