Ja sa mund t’i kushtojë “Facebook”-ut një orë ndërprerje

15 prill 2019 | 12:37

Kohët e fundit rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp” po përballen me probleme të vazhdueshme teknike duke ndërprerë për disa orë shërbimin për përdoruesit e tyre.

Po sa i kushton kompanisë “Facebook” një “blackout”(ndërprerje) i tillë?

“Ilsole24ore” ka shkuar se të bësh një përllogaritje të saktë është shumë e komplikuar.

Por, sipas kësaj medie,  mund të bëhet një arsyetim bazuar mbi vlerësimet e analistëve që parashikojnë 68.98 miliardë dollarë fitime për “Facebook” në 2019.

Kjo nënkupton se të ardhurat mesatare ditore janë rreth 189 milionë dollarë. E me përllogaritje, dilet në konkluzionin se janë rreth 7.8 milionë dollarë publicitet që gjenerohet çdo orë e që mund të llogaritet edhe si humbje sepse me shumë mundësi ato u garantohen edhe klientëve.

Duhet parë pastaj nëse kjo do të ketë pasoja edhe për listimin e kompanisë në “Wall Street”./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj…