Ja sa para do t’i fitojë ekipi juaj në Ligën e Kampionëve

17 shtator 2018 | 15:51

Liga e Kampionëve do të fillojë këtë javë dhe klubet evropiane, përveç titullit, do të synojnë t’i fitojnë edhe paratë me të cilat i shpërblen UEFA, pasi që këtë vit është rritur shuma më të cilën do të shpërblehen klubet që arrijnë më shumë në këtë garë.

Të gjitha 32 klubet të cilat do të marrin pjesë këtë sezon të Ligës së Kampionëve do ta kenë mundësinë të fitojnë para, pasi që vetëm për pjesëmarrje, UEFA i shpërblen më 15.25 milionë euro.

Për çdo fitore klubet do te fitojnë nga 2.7 milionë euro, ndërsa për barazime 0.9 milion euro. Kështu, një klub i cili i fiton gjashtë ndeshjet në fazën e grupeve, do të shpërblehet me 16.2 milionë euro.

Ndërsa, për fazën pas grupeve, çdo klub do të marrë:

9.5 milionë euro për kualifikimin në 1/8 e finales
10.5 milionë euro për kualifikimin në çerekfinale
12 milionë euro për kualifikimin në gjysmëfinale
15 milionë euro për kualifikimin në finale
4 milionë euro shtesë për triumfin në finale

Në 2017/18, klubet kanë marrë 2.55 milionë euro më pak për pjesëmarrje në krahasim me këtë vit, 1.2 milion euro më pak se këtë vit për fitore si dhe 0.4 milion euro më pak për ndeshjet e barazuara. Ndërsa, fituesi do t’i marrë 4 milionë euro më shumë këtë sezon se sezonin e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Real Madrid, Garreth Bale, ka komentuar largimin e…