Ja sa vota mori kandidati i AAK-së që thoshte se lexon lektyra në kohë të lirë

18 tetor 2021 | 08:54

Kandidat i AAK-së për Malishevë, Kastriot Berisha gjatë kësaj fushate zgjedhore ishte bërë i njohur me një deklaratë që kishte bërë në një debat televiziv, ku kishte thënë se në kohë të lirë lexon lektyra.

Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të Malishevës, renditet i pesti në garë.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, Berisha ka marrë 917 vota në Malishevë, apo thënë në përqindje, 4.30%.

Ndryshe, i pari në Malishevë ka dalë kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 7 mijë e 316 vota, apo 34.30%.

Ai do të përballet në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilajn, i cili ka dali i dyi me 6 mijë e 200 vota, apo 29.07%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Kamenicës, Qëndron Kastrati, po feston pas indikacioneve…