
Ja si manipulojnë shtëpitë botuese me çmimet e librave shkollorë (video/foto)
01 shtator 2025
| 22:21
Një libër për klasën e parë, i cili më parë shitej për 3.60 euro, tani u ofrohet prindërve me çmim të ri prej 4 eurosh nga shtëpia botuese ‘Dukagjini’, raporton “Epoka e re”.
Pra, çmimi i vjetër mbulohet me një etiketë të re, ku është shënuar çmimi më i lartë. Video👇
Një rritje artificiale, që rëndon xhepin e prindërve dhe krijon dyshime mbi ndershmërinë e këtij procesi.
Çmimet e manipuluara janë në disa libra me nga dy tiketa.