Ja si shkon tash procedura pas dorëheqjeve të deputetëve të Listës Serbe

07 nëntor 2022 | 11:40

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se pas dorëheqjeve edhe të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre.

Sipas tij, ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur.

“Një deputet tjetër do të zëvendësohet nga radhët e partisë tjetër serbe – GI SPO, që ka numrin më të madh të votave pas Listës Serbe. Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit”, ka shkruar Cakolli në “Facebook”.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar sot se dhjetë deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista Serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me…