Jagland i shkruante Epstein: Isha në Tiranë, ka vajza të bukura
Një email i datës 25 maj 2012 tregon se Thorbjørn Jagland, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës në atë kohë, i ka shkruar Jeffrey Epstein, duke i treguar se kishte qenë në Tiranë.
Në mesazhin elektronik, Jagland shkruante:
“Isha në Tiranë (Shqipëri) ka vajza shumë të bukura.”
Email-i është dërguar një ditë pas vizitës zyrtare të Jagland në Shqipëri.
Kush është Thorbjørn Jagland
Jagland ishte Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, institucioni paneuropian që mbikëqyr demokracinë, të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës në 47 vende. Ai ka qenë gjithashtu ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë.
Kush ishte Jeffrey Epstein
A ka qenë Jagland në Tiranë?
Sipas burimeve publike dhe arkivave zyrtare, Jagland ka qenë realisht në Tiranë më 24 maj 2012, në kuadër të një vizite institucionale.
Gjatë kësaj vizite ai ka zhvilluar takime zyrtare me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm i asaj kohe, Sali Berisha kryeminister dhe Bamir Topi, president i asaj kohe.
Çfarë nuk dihet
Email-i nuk jep asnjë detaj mbi takime private apo aktivitete jashtë agjendës zyrtare. Komenti i bërë në komunikimin privat me Epstein është personal dhe nuk shoqërohet me shpjegime apo kontekst shtesë. Ai mund të jetë vezhgim personal, por dërguar një rektrutuesi vajzash të vogla per t’i përdorur nga elita botërore, ky mail me siguri e ka nië histori që vazhdon.




