Khamenei: Nëse amerikanët fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë rajonale

01 shkurt 2026 | 17:56

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Hosseini Khamenei, i ka quajtur protestat e fundit në vend një grusht shteti. Khamenei ka paralajmëruar një lufte rajonale, ndërsa përballet me kërcënime për ndërhyrje ushtarake nga Uashingtoni pas shtypjes së përgjakshme të lëvizjes protestuese të Republikës Islamike.

“Amerikanët duhet ta dinë se nëse fillojnë një luftë, këtë herë do të jetë një luftë rajonale”, tha ai.

SHBA-të kanë rritur praninë e tyre me anije luftarake në Lindjen e Mesme pasi presidenti amerikan, Donald Trump e kërcënoi vazhdimisht Iranin me veprime ushtarake nëse nuk arrin një marrëveshje për programin e tij bërthamor ose nuk ndalon së vrari protestuesit.

“Trump vazhdon të thotë se solli anije. Kombi iranian nuk do të ketë frikë nga këto gjëra, populli iranian nuk do të shqetësohet nga këto kërcënime”, shtoi Khamenei.

Sipas tij nuk ishin ata që nisën tensionet dhe se nuk duan të sulmojnë asnjë vend. Ai theksoi se kombi iranian do t’i japë një goditje të fortë kujtdo që e sulmon dhe e ngacmon atë.

Si Teherani ashtu edhe Uashingtoni kanë sinjalizuar një rifillim të mundshëm të bisedimeve për të arritur një marrëveshje, ndërsa tensionet në Gjirin Persik rriten, me Teheranin që thotë se është gati për negociata të drejta që nuk synojnë të kufizojnë aftësitë e tij mbrojtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një email i datës 25 maj 2012 tregon se Thorbjørn…