Jahjaga takon kryeministren e Namibias

04 korrik 2019 | 14:01

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar kryeministren e Namibias, Saara Kuugongelwa-Amadhila.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se ky takim ka ndodhur në kuadër të Samitit Global të Gruas.

“Kisha nderin të takohem me Kryeministren e Namibias, Saara Kuugongelëa-Amadhila si pjesë e Samitit Global të Gruas. Gjatë takimit biseduam për situatën politike, ekonomike e sociale të të dy vendeve dhe për mënyra të bashkëpunimit”, ka shkruar Jahjaga.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës në basketboll, Z Mobile Prishtina ka mësuar…