Jahti ku Kylie Jenner e festoi ditëlindjen, një milion për një javë (Video)

13 gusht 2019 | 15:53

Kylie Jenner ka para që shumica vetëm mund t’i ëndërrojnë, duke e lënë atë mjaft të pasur për të shpenzuar një shumë serioze të parave për festë të ditëlindjes sa më madhështore.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është një miliardere dhe nëna krenare e vajzës njëvjeçare Stormi Webster, e cila është bërë 22 vjeçe javën e shkuar.

Dhe për të festuar një tjetër qiri në tortën e saj, ylli u nis nëpër det në një jaht luksoz duke festuar të shtunën në brigjet e Italisë.

Dhe tani janë zbuluar të gjitha detajet e lavdishme të jahtit që Kylie mori për vete dhe familjen për të festuar.

Qiraja e këtij jahti është hiç më pak se një milion dollarë për një javë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wesley Sneijder i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në…