Jakup Krasniqi shërohet nga Covid-19

09 gusht 2020 | 15:05

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi është shëruar nga coronavirusi.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të premten ka bërë testin për Covid-19, ku ka dalë negativ.

Krasniqi ka treguar se gjatë përballjes me virusin nuk ka pasur ndonjë problem serioz.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Faleminderit të gjithëve!

Të nderuar, Shokë, miq e dashamirë, të premten kam bërë tastin për C-19, kam dalë negativ, që do të thotë jam shëruar plotësisht! Ndonëse nuk kam pasur ndonjë problem serioz.

Në rend të parë falënderoj të gjithë mjekët, shokë e miq që me ndihmuan me këshillat e tyre profesionale, si edhe të gjithë ata shokë e miq që u shqetësuan dhe u interesuan për shëndetin tim dhe me uruan shërim të shpejtë.

I falënderoj edhe ata që për shkaqe të ndryshme në këtë kohë pandemie nuk munden të shprehin urimet e mendimet e tyre.

Gjithsesi shprehi respekt edhe për punëtorët e shëndetësisë të cilët i meritojnë konsideratat më të larta profesionale e njerëzor, për punën e palodhshme që po e bëjnë ditë e natë për shëndetin e publikut.

Respekt për të gjithë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gazmend Syla, i shoqëruar nga…