Jakup Nura: Fatmir Limaj e do Kosovën, mendoj se PDK do ta votojë për kryeparlamentar

19 korrik 2025 | 14:18

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura ka deklaruar se mendon që partia, pjesë e të cilës është ai do ta votojë kryetarin e Nismës Sociademokrate, Fatmir Limaj për postin e kryeparlamentarit.

Ai para seancës së 49-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Unë mendoj që Fatmir Limaj një kohë e ka treguar një virtyt, një aset të cilin e vlerësoj shumë dhe për me pasë një pozitë shtetërore duhet ta do këtë vend. Mendoj që Fatmir Limaj e do të këtë vend”

“PDK-ja ka interesim që të krijohen institucionet sa më parë, shpresoj se PDK-ja do t’ia japë votën Fatmir Limajt”, shtoi ai,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten…