
Jam meritor për përafrimin e dy krahëve politikë të pasluftës
Pse Ramush Haradinaj nuk u inkuadrua në PDK pas luftës, por krijoi partinë e vet?
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës thotë se “nuk kam dashtë me i ndihmu ndarjes së mëtejme të shqiptarëve dhe acarimit të marrëdhënieve të brendshme në Kosovë. Kam pas dëshirë të jap opsione tjera që mos të shkojmë kah barikadimi, kah ndarja e popullit në atë kohë”. “Vlerësova në atë kohë se më mirë është me i dhanë Kosovës një qeveri dhe institucione të shumicës shqiptare, por dhe një bashkëpunim me LDK-në dhe presidentin Rugova”, – ka deklaruar Haradinaj për Indeksonline.
I pyetur nëse e konsideron veten meritor për përafrimin e dy krahëve politikë të pasluftës, Haradinaj pa modesti përgjigjet. “Besoj se po. Besoj se është një kontribut i madh ajo që kam bërë atëkohë. Për atëkohë ka qenë revolucionare, tani është ndryshe”, ka shtuar ai.
Haradinaj ka qenë bashkëpunëtor i presidentit historik Ibrahim Rugova pas zgjedhjeve të vitit 2004, kur ishte emëruar kryeministër i qeverisë së atëhershme të Kosovës.