“Jam single”/ Jonida Maliqi bën rrëfimin e rrallë për Shën Valentin

14 shkurt 2021 | 13:21

“Jam single”/ Jonida Maliqi bën rrëfimin e rrallë

Jonida Maliqi i ka dhënë fund lidhjes me Romeo Veshajn. Kjo u bë e ditur nga vetë ajo gjatë emisionit “Jonida’s room”.

E ftuara e saj, Kleoniki Delijorgji po i lexonte letra këngëtares dhe kërkoi të dinte më shumë për dashurinë, jetën e saj romantike. Jonida rrëfeu se është sigle dhe se nuk e pëlqen Shën Valentinin si festë.

“Mua s’më pëlqen shumë kjo festë, sepse mendoj që Shën Valentin për çiftet duhet të ketë çdo ditë, për më tepër që këtë vit jam single”, u shpreh Jonida Maliqi.

“Jam single”/ Jonida Maliqi bën rrëfimin e rrallë

Më tej, Kleoniki Delijorgji, e cila gjithashtu deklaroi se është single, zbuloi se Jonida Maliqi ka nevojë të falë dikë. Po kështu shtoi se këngëtarja është në një fazë shërimi pas marrëdhënies së gjatë që ka pasur.

“Po ti duhet të falësh dikë. Sepse kështu vetëm vetes tënde i bën keq. Mund të shikosh pasqyrën, t’ia thuash dhe vetes, apo të shikosh pasqyrën dhe të përfytyrosh personin që ke nevojë të falësh. Ndërsa letra tjetër që të ra është ‘shërim’, je në një pauzë dhe të duhet të rrish pak në këtë pauzën, sepse secila fazë e jetës ka mësimet e veta dhe kjo është fazë shumë shëruese për ty. Dhe t’i bësh gjërat e qarta me veten se çfarë kërkon”, përfundoi Kleoniki.

“Jam single”/ Jonida Maliqi bën rrëfimin e rrallë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeff Bezos është parë duke zbritur në Cabo San Lucas…