“Jam tepër e bukur për të punuar”/ Habit modelja: Nuk zgjohem në 6 të mëngjesit derisa të bëhem 60 vjeç

09 nëntor 2022 | 11:21

Një modele e re në rrjetin TikTok ka përcarë opinionin, teksa ka deklaruar se është gati të heqë dorë nga rigoroziteti i punës së përditshme, duke argumentuar se është “tepër e bukur” për të punuar.

Lucy Welcher, e cila ka më shumë se 10 milionë ndjekës në TikTok, e bëri deklaratën e saj në një video të fundit, ku kishte reagime nga të gjitha llojet

“Nuk dua të punoj për të gjithë jetën që më ka mbetur,” thotë biondja me moskokëçarje të fillim të videos virale.

“A ju dukem gjë se mund të ngihem në 6 të mëngjesit çdo ditë derisa të bëhem 60 vjeç? Jo! Jam tepër e bukur për këtë!” thotë më pas Welch teksa pi kafen e saj me akull.

Shikuesit menjëherë ndërhynë për të dhënë opinionet e tyre duke e quajtur dembele dhe prepotente.

“Unë ngrihem çdo ditë në 4 të mëngjesit dhe punoj 60 orë në javë,” tha një prej kritikëve.

“Shiko, shiko, duhet të ulësh hundën vajzë, pamja jote nuk ka të bëjë fare me punën, është për të ardhur keq që ke këtë mentalitet”.

Pas kritikave të shumta Welcher tha se kishte thënë deklaratën me shaka, duke shtuar se në fakt punonte përditë madje kohet e fundit  ishte ngritur në detyrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhvillime të njëpasnjëshme ka pasur këto ditë në veri të…