“Jam tifoz i Milanit”: Interi dhe Juve e duan Gabriel Jesusin
Në një deklaratë për mediat italiane, Jesus ka sqaruar pozicionin e tij, duke theksuar hapur se zemra e tij rrahë për Milanin.
“Interesimi i Juventusit dhe Interit? Unë jam tifoz i Milanit”, ka qenë mesazhi i shkurtër, por domethënës i sulmuesit, i cili ka ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve kuqezi. Fjalët e tij janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një lidhje emocionale të vjetër mes lojtarit dhe klubit nga San Siro, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse aktualisht është i përqendruar te skuadra e tij, deklarata e Gabriel Jesus pritet të ndikojë në skenarin e merkatos, sidomos në Itali, ku emri i tij vazhdon të mbetet një profil shumë i vlerësuar. Për tifozët e Milanit, këto fjalë shihen si një sinjal shprese për të ardhmen.



