Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme

01 dhjetor 2022 | 11:51

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas vrasjes së gruas 35 vjeçare e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë.

Ai ka thënë se është i tmerruar nga një rast i tillë, duke thënë se një ngjarje e tillë është e papranueshme.

“Jam tmerruar nga vrasja e mbrëmshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur. Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Kjo është e papranueshme! Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka shkruar në “Twitter” shefi i Zyrës së BE-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti sërish ka reaguar pas vrasjes së 35-vjeçares…