James, afër rikthimit në Real

08 nëntor 2018 | 17:32

James Rodrigez po del të jetë problemi i madh i Bayern Munchen këtë sezon. Anësori kolumbian vazhdon të jetë i pakënaqur me trajnerin Niko Kovaq, largimin e të cilit tashmë e ka kërkuar nga Bayerni sipas asaj që bënin me dije mediet gjermane. Por, trajneri kroat, nuk po duket se është problemi i vetëm për ish-lojtarin e Real Madrid.

“Bild” raporton se James ka pasur një përplasje të re në dhomat e zhveshjes, tani me Hasan Salihamidziq Kolumbiani i është bashkuar Bayernit sezonin e kaluar në një marrëveshje huazimi prej dy vitesh, por me situatën aktuale vështirë të besohet se ai do të transferohet përfundimisht te “bavarezët”.

Nga ana tjetër këtë mundësi është gati që ta shfrytëzojë në mënyrën më të mirë skuadra e Realit të Madridit. Dhe sipas asaj që bën me dije “Don Balon” kjo është një mundësi që po diskutohet tashmë. Duke parë edhe gjendjen jo të mirë me të cilën po përballej skuadra madrilene në këto kohë, Rodrigez ndoshta do të ishte një “as” i shtuar në skuadrën e Solarit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për…