James O’Brien: Varianti i parë i letrës së Serbisë me të cilën hedhet poshtë marrëveshja është tërhequr

13 shkurt 2024 | 23:52

Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur rreth nje letre që kryeministrja e Serbisë i ka dërguar BE’së. Me të praktikisht Serbia kishte hequr dorë nga marrëveshjet e arritura me Kosovën. Por, O’Brien thotë se varianti që ka hedhur poshtë marrëveshjen është tërhequr.

“Mendoj se varianti i parë i letrës, që hodhi poshtë (marrëveshjen), është tërhequr. Ato që unë shikoj, janë veprimet, njohja de facto. Normalizimi në këto dy komponentë kyçë u bë në muajt e fundit dhe ka diskutime për gjëra tjera që mund të bëhen, nëse punojmë ashtu siç punojnë shtetet moderne evropiane”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Big Brother VIP Albania s’e lë duarthatë Lisin pas eliminimit,…