Lisi eliminohet nga Big Brother, TCH i ofron punë

13 shkurt 2024 | 23:48

Big Brother VIP Albania s’e lë duarthatë Lisin pas eliminimit, i ofron punë në TCH, në njërin nga emisionet e saj.

Elvis Myrtaj i cili u njoh si Lisi në Big Brother VIP Albania 3 është larguar përfundimisht nga gara për çmimin e madh.

Ai nuk pati fatin as në biletën e kthimit, pasi ishte më pak i votuar se të nominuarit e tjerë, Heidin e Romeon.

Mirëpo, ai nuk mbeti pa gjë.

Big Brother i premtoi punë brenda gjigantit të medias në Shqipëri “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit