Jamesi, synim i Unitedit dhe Tottenhamit

08 nëntor 2019 | 18:31

Skuadrat nga Premierë Liga, Manchester Unitedi dhe Tottenhami, janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, James Rodriguez.

Mediumet britanike kanë zbuluar të premten se si Unitedi ashtu edhe Tottenhami kanë shprehur gatishmëri të paguajnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e Rodriguezit gjatë afatit kalimtar të janarit. 28-vjeçari pritet të largohet nga Reali në janar për shkak të minutazhës së vogël që ka pasur këtë edicion.

Ai ka vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat deri më tani, kurse te ekipet angleze shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Bianconeri” do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin francez verën e…