Jani Palokaj përforcon KB Prishtina
26 gusht 2021
| 15:50
KB Sigal Prishtina ka njoftuar për nënshkrimin me basketbollistin e talentuar, Jani Palokaj. Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës në basketboll.
Talentin shqiptar nga Kroacia, Jani Palokaj, i cili vjen për ta ndihmuar Prishtinën drejt arritjes së objektivave.
“Presidenti Burim Maraj dhe drejtori i klubit Edmond Azemi takuan super talentin shqiptar nga Kroacia, Jani Palokaj Jani ka nënshkruar kontratën me klubin më të trofeshëm shqiptar. Jani u zotua që do të jap më shumë se maksimumin që t’i arrijë synimet e klubit nga kryeqyteti”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.



