Janina Ymeri e LDK-së: Kurti po shantazhon, ‘ose kandidati im partiak ose zgjedhje’ – s’i nënshtrohem këtij kushti

03 mars 2026 | 15:55

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri foli për “kushtëzim me shantazh, me kërcënim”, ndërsa komentoi në një postim në Facebook diskutimet e fundit lidhur me çështjen e Presidentit.

Ajo shkroi në Facebook se kjo metodë po përdoret tani, duke iu referuar, me gjasë, takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Shumë gjëra në Kosovë janë kushtëzu me shantazh, me kërcnim, këtë e dëgjojmë edhe jashtë sallave të Gjykatave po tash Kosova ka arrit që Kryeministri përdor këtë metodë edhe për zgjedhje të Presidentit. Ose Kandidati im partiak ose zgjedhje. Ose Pushtet 100% Kurti & Co. ose Zgjedhje”, shkroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inter ka nisur lëvizjet për sezonin e ardhshëm dhe ka…