Japonia do të prodhojë vetë vaksinën “AstraZeneca”

28 janar 2021 | 15:47

Japonia ka konfirmuar se do të prodhojë në vend vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga gjiganti farmaceutik “AstraZeneca”.

“Dje, ne morëm një raport nga AstraZeneca, në të cilën na informuan se kompania synon të prodhojë mbi 90 milion doza brenda Japonisë“, njoftoi sekretari i kabinetit të kryeministrit të Japonisë, Katsunobu Kato, duke folur në një konferencë shtypi në kryeqytetin Tokio.

Japonia ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë britanike “AstraZeneca” për të marrë 120 milion doza të vaksinës.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, 75 për qind e të gjitha vaksinave “AstraZeneca” do të prodhohen në Japoni.

Kompania farmaceutike japoneze “JCR” me qendër në provincën perëndimore Hyogo pritet të jetë partneri i kompanisë “AstraZeneca”.

Numri i përgjithshëm i rasteve të koronavirusit në Japoni ka arritur në 378.274, përfshirë mbi 5.400 të vdekur.

Prodhuesi amerikane i barnave Pfizer gjithashtu ka aplikuar për miratimin e vaksinës së saj në Japoni./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, sekretari…