Japonia i thotë lamtumirë ish-kryeministrit Shinzo Abe i cili u vra në korrik

27 shtator 2022 | 08:56

Japonia po i jep lamtumirën ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili u vra gjatë një fushate në korrik.

Rreth 4,000 pjesëmarrës – duke përfshirë zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe kryeministrin indian Narendra Modi – po marrin pjesë në ceremoninë e së martës për Abe, i cili ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë, përcjell Telegrafi.

Ngjarja filloi në orën 14:00 me orën lokale me Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë që gjuajtën 19 të shtëna për nder të politikanit me ndikim, ndërsa gruaja e tij, Akie Abe, e çoi hirin e tij në sallën Nippon Budokan të Tokios.

Në një park aty pranë, mijëra japonezë janë mbledhur që nga mëngjesi për të ofruar homazhe me lule për Abe.

Por funerali shtetëror ka nxitur gjithashtu protesta në qendër të Tokios, me demonstruesit që kritikojnë edhe shpenzimet prej 11.5 milionë dollarësh për ngjarjen.

Siguria është rritur në Tokio, me shkollat në afërsi të vendit të funeralit të mbyllura dhe rreth 20,000 policë të mobilizuar për të garantuar sigurinë për ngjarjen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk fitohet gja tue ndejë mbështetë, Se mbi nënkrejca dhe…