Japonia ia dhuron Podujevës një kamion për zjarrfikës

15 korrik 2020 | 11:23

Japonia në kuadër të granteve të qeverisë japoneze sot do t’i dorëzojë komunës së Podujevës një kamion për zjarrfikës që kap vlerën e afro 70 mijë eurove.

Ambasada e Japonisë në një komunikatë për media ka njoftuar se në ceremoninë e dorëzimit do të marrë pjesë i ngarkuari me Punë Mitsunori Ogasaëara dhe ekipi i ambasadës së Japonisë në Kosovës.

“Sot, Ambasada e Japonisë në Kosovë ju informon se në kuadër të skemës së Grant Assistance for Grassroots dhe projekteve të Sigurisë Njerëzore të Qeverisë Japoneze (GGP), Z. Mitsunori Ogasaëara, i ngarkuar me Punë dhe ekipi i Ambasadës së Japonisë në Kosovë do te marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një kamioni zjarrfikës në vlerë 69 920 euro për komunën e Podujevës, e përfaqësuar nga zëvendës kryetari i Komunës se Podujevës z. Nexhmi Rudari”, është  thënë në komunikatë, duke treguar qilimin  e këtij donacioni.

“Qëllimi i projektit është të përmirësojë shërbimin e zjarrfikës dhe shpëtimit në Komunën e Podujevës, të rrisë efikasitetin sa i përket mbulimit dhe kohës së reagimit dhe ndërhyrjeve të zjarrit dhe shpëtimit në këtë komunë me automjetin e ri zjarrfikës.Brenda kësaj skeme, projektet e propozuara nga organe të ndryshme si organizatat joqeveritare (OJQ) dhe autoritetet e qeverisjes vendore mbështeten ne baza vjetore. Ky instrument i ndihmës së granteve siguron mbështetje për sektorë të ndryshëm në Kosovë dhe ka fituar një reputacion të mirë në të gjithë botën, për ofrimin e ndihmës në mënyrë efektive dhe në kohë”, është thënë në komunikatë.

Përveç komunës së Podujevës, Ambasada Japoneze ka dhuruar pesë grante te tjera në mars 2020 me një total prej 348 084 euro në mënyrë që të implementojë projekte për qytetarët e Kosovës në pesë komuna te ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kudusi Lama Evropa mori mbi vete barrën që të…