Japonia ka ndihmuar me shumë projekte Kosovën

14 qershor 2018 | 16:23

Ministri i Financave, Bedri Hamza ka pritur në takim një delegacion të JICA japoneze, të kryesuar nga drejtori për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, ku u diskutua për zhvillimet në sektorin ekonomik dhe të financave publike në vend.

Hamza i shprehi mirëseardhje Miyazaki për vizitën e tij në Kosovë, dhe e falënderoi përzemërsisht për bashkëpunimin, dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën në sferën ekonomike, shoqërore dhe politike, dhe gjithashtu shprehi gatishmërinë për të vazhduar edhe më tej në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Drejtori i JICA për Evropë dhe Lindje të Mesme Miyazaki Kiyotaka, duke njoftuar ministrin Hamza për qëllimin e vizitës, përmendi vizitën e paradokohshme të kryeministrit japonez në Ballkan dhe në këtë kontekst idenë e tij për Iniciativën Japoneze për Ballkanin, si formë të bashkëpunimit me shtetet ballkanike dhe në këtë kontekst edhe me Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur…