Jasharaj: Fajtori i vetëm për grevën është Kurti, qeveria po kujdeset t’i zhduk sindikatat

21 shtator 2022 | 11:02

Përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) janë duke qëndruar sot në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të mbledhjes së Komisionit për Arsim.

Me këtë rast, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se fajtori i  vetëm për grevën në arsim është kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe qeveria të cilën ai e drejton.

Përgjatë këtij diskutimi në Komisionin për Arsim, Jasharaj ka thënë se qeveria po kujdeset që t’i zhduk sindikatat.

“Qeveria po pretendon, po kujdeset t’i zhduk sindikatat. Nuk është greva e parë kjo dhe nuk i ka rënë papritmas Kosovës. Në qeverinë Haradinaj, tri javë kemi bërë grevë, por nuk kemi pas presion, kemi pasur presion, kemi pasur takime. Edhe ai bëhej nervoz me ne. S’po mundem të dalë në rrugë për shkak të mosdistancimit të qeverive, duhet të më përcjellin shokët sepse thjesht ndihem i pasigurt. Rrahmani as nuk e ka shpallur e as nuk e ka mbyllur grevën. I vetmi fajtor është Albin Kurti dhe qeveria që ai e drejton”, ka thënë Jasharaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar arrestimin e…