Rasti ‘Brezovica’, arrestohet asamblisti i Vetëvendosjes

21 shtator 2022 | 10:58

Prokurori i rastit “Brezovica”, Rasim Maloku, ka konfirmuar arrestimin e asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Berat Lahu.

Prokurori Maloku ka thënë për “Express” se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit”.

Aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë, sipas prokurorisë personat e prangosur dyshohen kryesisht për marrje dhe dhënie ryshfeti.

Aksioni i policisë bashkë me Prokurorinë e Ferizajt ka nisur herët në mëngjes dhe është kryer bastisje të paktën në 11 lokacione, duke u theksuar se bastisje pati edhe në lagjen “Velania” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të…