Jasharaj: Jemi në hall të madh, Qeveria nuk po i hap dyert e dialogut

22 nëntor 2021 | 12:13

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se janë në hall të madh.

Në tryezën me temë: “Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projektligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, të organizuar nga Grupi Parlamentar i AAK-së, ai ka thënë se Qeveria nuk po i takon për të diskutuar rreth kërkesave të tyre.

Sipas tij, kjo sindikatë është e detyruar të ndërmarr veprime sindikale nëse kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, nuk i takojnë.

“SBASHK-u duke u gjendur në situatë të pakëndshme, ka paralajmëruar veprime sindikale. I kemi drejtuar letër subjekteve politike shqiptare që janë brenda Kuvendit. Jemi në hall të madh, padashjen tonë frikësohem që arsimi dhe shëndetësia do të kthehet në një situatë tepër të pakëndshme. Qeveria Kurti ka muaj që ka ardhur po nuk i ka hapur dyert e dialogut”, ka deklaruar ai.

Ai ka paralajmëruar se janari  i vitit 2022 do ta gjejë vendin me protesta e greva.

“SBASHK-u mund ta kuptojë pak kryeministrin Kurtin se ndoshta ka detyra tjera, por s’ka mundësi të kuptojë ministrin Murati i cili ka harruar se është edhe ministër i Punëve dhe Mirëqenies Sociale. Ne jemi në presion më të madh të anëtarësisë ,ata po kërkojnë çfarë me ligjin e pagave”, ka deklaruar Jasharaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça e ka fituar njërin prej derbive të javës së…