Jasharaj: Qeveria na ka qit shkelmin n’qaf, nëse vazhdohet kështu do të ketë greva

15 prill 2022 | 13:59

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka organizuar një tryezë diskutimi me temën “Sigurimet shëndetësore dhe skemat sociale në Kosovë”.

Në këtë tryezë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e sindikatave të ndryshme.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se nuk po merret me kërkesat e sindikatave.

“Kjo qeveri që erdh me pompozitet se do të kemi lule-dritë, që kemi menduar se është më e afërt me sindikatat pasi e ka programin social, po del se është partia e cila na ka qit nëse mundet, shkelmin n’qaf”, ka thënë Jasharaj.

Ai ka thënë se “kërcënimin që e bën Vetëvendosje ndaj individëve të sindikatës është e kot”.

“SBAShK-u do të vazhdojë rrugën e vet. Do të ketë greva nëse kjo qeveri vazhdon kështu”, ka thënë Jasharaj.

Duhet përkujtuar që javë më parë sindikata të ndryshme kanë mbajtur një protestë me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë Kurti.

Por, përpos kësaj të njëjtit patën paralajmëruar se do të ndërmarrin edhe hapa të tjerë, deri në plotësimin e kërkesave që kanë për secilin sektor ku ata janë të fokusuar.

Por pikërisht këtë të martë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të jap nga 100 euro për pensionistët, studentët, punëtorët e sektorit privat dhe publik.

Këto mjete nga opozita dhe shoqëria civile janë parë si “lëmoshë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Harry Kane është i gatshëm të refuzon edhe një herë…