Jashari: Do të jemi afër çdo familje që ka nevojë

15 tetor 2020 | 14:56

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari së bashku me zyrtarë komunalë, ka pritur në takim përfaqësuesit e Qendrës burimore për personat e zhdukur si dhe familjarët e të pagjeturve, me të cilët ka biseduar rreth trajtimit që po u bëhet këtyre familjeve nga ana e institucioneve të Kosovës.

Gjatë këtij takimi, kryetari Jashari shprehi edhe një herë pakënaqësi ndaj institucioneve qendrore të cilat nuk kanë bërë aq sa duhet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.  “Si kryetar i komunës, tregova gatishmëri të plotë se do të jemi afër çdo familje që ka nevojë, e po ashtu  ne si komunë jemi të hapur për bashkëpunim në mënyrë që sa me parë ta mbyllim këtë plagë të madhe të shoqërisë sonë”, tha tutje Kryetari Jashari.

Ndërsa udhëheqësi i Qendrës burimore për  personat e zhdukur, Bajram Qerkini, ka bërë me dije se Komuna e Skenderajt, është një nder komunat e vetme, e cila merret me çështjen e personave të pagjetur ku edhe vet familjaret e kanë konfirmuar dhe janë shprehur të kënaqur me mënyrën se si trajtohen nga komuna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kirgizisë, Sooronbai Jeenbekov, ka dhënë dorëheqjen pas protestave…