Jashari e Reshitaj nënshkruajnë katër memorandume bashkëpunimi
17 maj 2018
| 10:24
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, kanë nënshkruar katër memorandume mirëkuptimi për mbështetjen e projekteve në këtë komunë.
Me këtë rast, kryetari Jashari ka theksuar se këto projekte janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Skenderajt.
Ndërsa ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se me Komunën e Skenderajt ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit. “Do të vazhdojmë bashkë, me mundësi dhe kapacitete të tjera”, ka thënë Reshitaj.