Jashari falënderon qytetarët dhe organizatorët për “Epopenë e UÇK-së”

11 mars 16:13

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit me rastin e 20-vjetorit të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”.

“Falënderoj sinqerisht nga zemra, të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët, qytetarët dhe të gjithë miqtë e dashamirët që gjatë tri ditëve të shënimit të ‘Epopesë së UÇK-së’, kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm që shënimi i këtij 20-vjetori, të jetë madhështor. Në veçanti falënderoj sportistët pjesëmarrës, vrapuesit e maratonës, shahistët, volejbollistët, futbollistët e futsallit, shenjëtarët, nga të gjitha trojet etnike, por edhe mysafirë tjerë, për shpirtin e tyre garues për nderim të Epopesë. Falënderim të veçantë shpreh për nxënësit e profesorët e ShM ‘Hamëz Jashari’, piktorët e Skenderajt, Besart Gashin, Ilir Shaqirin e Xhevdet Pantinën, që me pjesëmarrjen e tyre, përkushtimin artistik, i kontribuuan shënimit madhështor të epopesë”, ka thënë Jashari.

Po ashtu, ai ka shprehur falënderim edhe për Tiranën, Prishtinën dhe Shkupin. “Falënderoj institucionet më të larta në Tiranë, Prishtinë, Shkup e diasporë, por edhe institucionet lokale, zyrtarët e Komunës së Skenderajt që me kontributin e tyre, kanë bërë që shënimi i 20-vjetorit të Epopesë dhe sakrificës sublime të Jasharajve, të jenë të paharrueshme për ne. Pikërisht, ashtu siç e tha Besarta: datë që ngjallë dhimbje, krenari dhe dashuri për vendin tim! Faleminderit. Qofshi gjithmonë faqebardhë!”, ka deklaruar kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se 30 persona të…