Jashari: Makineria e kompanive s’do të ndalet për pastrimin e secilës rrugë në çdo fshat

07 janar 2019 | 13:58

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se komuna të cilën ai e drejton, ka shtuar angazhimin që nëpërmjet kompanive të kontraktuara, të pastrojnë rrugët nga bora dhe ngricat eventuale, në mënyrë që qarkullimi të bëhet me lehtësi.

“Pas reshjeve të borës në mbrëmje, kemi shtuar angazhimin që nëpërmjet kompanive të kontraktuara, të pastrohen rrugët nga bora dhe ngricat eventuale, në mënyrë që qarkullimi të bëhet me lehtësi. Makineria e kompanive nuk do të ndalet dhe do të vijojë punën rreth pastrimit të secilës rrugë e në çdo fshat. Krahas punës në teren, lus qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm në komunikacion”, ka shkruar Jashari në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5 mijë ushtarë aktivë…