Jashari mbanë dëgjimet buxhetore në çdo bashkësi lokale të Skenderajt

29 gusht 2021 | 13:45

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Drejtorisë̈ për Buxhet dhe Financa, Kastriot Gashi, kryesuesen e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, drejtorë të drejtorive, kanë mbajtur dëgjimet buxhetore në çdo bashkësi lokale të kësaj komune.

Kryetari Jashari, i ka inkurajuar qytetarët e çdo fshati që të paraqesin kërkesat dhe shqetësimet që ata kanë, në mënyrë që ato të përfshihen në buxhetin e komunës për vitet 2022-2024.

Kurse drejtori i Drejtorisë së Financave, Kastriot Gashi, ka raportuar lidhur me projektet që janë realizuar brenda një viti, të cilat në masë të madhe kanë përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Skenderajt.

Po ashtu, para të pranishmeve janë shpalosur synimet e komunës për buxhetin e vitit 2022 dhe planifikimin për vitet 2023 dhe 2024, ku janë paraqitur për projektet qe do të zhvillohen në lokalitetet e tyre, ndërsa të pranishmit në këto takime buxhetore kanë dhënë rekomandimet e tyre, kërkesat për projektet që janë me interes për komunitetin ku ata jetojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditëve të fundit të gushtit pritet të jenë vranësira…