Jashari: Nesër do të jetë ditë pune në Skenderaj

29 nëntor 16:41

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nesër në shkollat dhe institucionet komunale, do të jetë ditë pune.

“Vendimet e institucioneve tona, të ndërtuara me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen e zbatohen nga të gjithë ne. Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një̈ ditë e humbur është̈ e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë”, ka thënë ai.

Sipas tij, populli ka vuajtur shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, kurse as tani nuk duhet të dorëzohet.

“Populli ynë ka vuajtur aq shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, duke mos u ndalur as në kohë lufte, duke zhvilluar procesin mësimor edhe në shtëpi-shkolla, vetëm e vetëm që të mësojmë e edukojmë̈ gjeneratat e reja, kurse tani të lirë e të pavarur duhet të mos ndalemi e dorëzohemi, por të punojmë̈ shumë që të jetësojmë̈ amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të lirisë”, ka thënë Jashari, duke kërkuar mirëkuptim nga mësimdhënësit.

“Andaj të dashur mësimdhënës kërkoj mirëkuptimin tuaj që nesër të mbani mësimin dhe përveç tjerash tu shpjegoni fëmijëve tonë se sa e lavdishme është historia jonë kombëtare”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katërmbëdhjetë gushti është data e fundit kur Kuvendi i Kosovës…