Jashari, pas grumbullimit nga Kosova: Ëndërr e bërë realitet

06 shtator 2021 | 16:31

Mesfushori i FC Dritës, Muharrem Jashari është lojtari më i fundit që është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Forma fantastike e treguar në garat evropiane me Dritën si dhe në dy xhirot e para në kampionat, kanë bërë që trajneri Bernard Challandes ta ftojë Jasharin.

Jashari ka folur për “Telegrafin” rreth ftesës që i është bërë për t’iu bashkuar Kosovës, duke thënë se është një ëndërr e bërë realitet, pasi thotë se ka punuar shumë për këtë ditë.

“Jam shumë i lumtur me ftesën që kam marrë. Kjo tregon që puna e madhe që kam bërë është shpërblyer më në fund”, ka thënë Jashari

“Për mua të grumbullohem nga Kosova është një nder dhe krenari e madhe, është një ëndërr e bërë realitet”, tha Jashari.

Tutje numri 10 i Dritës deklaroi se kjo ftesë e motivon të punojë edhe më shumë për të ardhmen.

“Natyrisht unë nuk do të ndalem me këtë ftesë, pasi do të punojë edhe më shumë për të arritur gjëra edhe më të mëdha me klubin dhe Kosovën”, u shpreh Jashari.

Ai ka qenë edhe pjesë e “dardanëve” në dy ndeshjet miqësore që u zhvilluan në Antalia të Turqisë ndaj Guineas dhe Gambias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi francez, Jean-Pierre Adams, ka ndërruar jetë në moshën 73…