Jashari: Personat nga Buroja të testuar për koronavirus kanë dalë negativ
14 prill 2020
| 00:45
Kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari, ka dhënë një lajm të mirët për banorët e kësaj komune.
Jashari ka njoftuar se personat e tjerë dhe rastet e kontaktit nga fshati Burojë kanë rezultuar negativ me COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Lajm i mirë për qytetarët e Komunës sonë
Pa panik: Nga të gjitha mostrat e marra nga IKSHP sot në Skenderaj, nga fshati Burojë dhe rastet tjera kontakt, fatmirësisht nuk ka dalë asnjë rast pozitiv. Pra deri me tani kemi vetëm tri raste me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.
Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!
Ju lutem shumë mos levizni nga shtëpitë e juaja, bashkë do t’ia dalim!
Panik JO, Kujdes PO!
Natën e mirë!.



