Ish-kryeministri maqedonas kërkon nga Qeveria të blejë naftë dhe flori
14 prill 2020
| 00:36
Tani është koha për hapa vizionarë. Nafta asnjëherë nuk ka qenë më e lirë në bursë dhe nëse shpejtë blejmë naftë për 100- 200 milionë euro do të sigurojmë energjense të lira, ka thënë lideri i VMRO-Popullores, Lupço Georgievski në studion e hapur në TV24.
Kjo, sipas tij është përparësi në periudhën e ardhshme kur do të ballafaqohemi me pasojat ekonomike.
Në të njëjtën kohë, konsideron Georgievski patjetër të rriten rezervat e arit në Bankën Popullore, pasi vetëm arit i rritet çmimi dhe këto rezerva nëse bëhen do të jenë kyçe për shtetin.
“Unë tani shoh vetëm shuarjen e disa zjarreve në ekonomi, jo hapa vizionarë. Unë e ftoj Qeverinë të kuptojë shumë seriozisht gjithë këtë situatë”, ka thënë Georgievski.



