Jashari viziton shkollat e Skenderajt, kërkon nga nxënësit përkushtim në mësime

03 shtator 2018 | 14:36

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi, kanë vizituar disa shkolla të kësaj komune me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018/2019.

Fillimisht ata kanë vizituar shkollën “Idriz Berani” në Klinë të Epërme, pastaj shkollat fillore në qytetin e Skenderajt, “Shaban Jashari” e “Ahmet Delia”, shkollat e mesme Gjimnazin “Hamëz Jashari” e “Anton Çettën”, ku kanë uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit shkollor.

Në të gjitha këto vizita, kryetari Jashari ka kërkuar nga nxënësit përkushtim në mësime, duke u shprehur i lumtur që ka vërejtur vullnet tek nxënësit dhe të mësimdhënësit, për punë dhe angazhim të përbashkët në ngritje të cilësisë së arsimit.

“Në mënyrë të veçantë dua t’i përshëndes e t’i uroj 800 nxënësit që për herë të parë sot ulën në banka shkollore, në mesin 10,500 nxënësve të komunës sonë. Pa dyshim ju jeni e ardhmja e ndritshme e vendit tonë. Dita e sotme është po kaq e veçantë edhe për mësimdhënësit, në misionin e tyre fisnik e të shenjtë, të cilët i falënderoj për durimin, dashurinë dhe urtësinë, me të cilat mësojnë dhe edukojnë breza të tërë nxënësish”, ka thënë Bekim Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës bashkë me Asociacionin e Arkitektëve të Kosovës…