Jashari viziton zonat e prekura nga vërshimet në Skenderaj

11 janar 2021 | 16:51

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin Nuredin Lushtaku, drejtorë komunalë dhe me sektorin e emergjencave, kanë vizituar zonat e prekura nga vërshimet e këtyre ditëve që kanë ndodhur në këtë komunë.

Zona më e prekur është ajo e Llaushës si pasojë e ngushtimit të shtratit të lumit “Klina”, të cilin shumë shpejtë do të fillojnë punimet në pastrimin dhe zgjerimin e tij.

“Sektori i emergjencave në komunën tonë bashkë me zjarrfikësit janë duke iu dalë në ndihmë familjeve të prekura nga këto vërshime”, ka thënë Jashari.

Ai ka bërë me dije se vërshimet fatkeqësisht kanë bërë edhe dëmtime infrastrukturore të cilat do të rregullohen pas qetësimit të situatës.

Image may contain: one or more people, house and outdoorImage may contain: tree, plant, snow, outdoor and natureImage may contain: 1 person, standing, shoes, tree, sky and outdoorImage may contain: tree, sky, plant, outdoor and natureJashari u ka apeluar qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe të mos lëvizin në zonat që janë me rrezikshmëri me të lartë.

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për përkrahje emergjente të lajmërohen tek drejtoria e shërbimeve publike, në numrat e telefonit: 044/ 273-176 dhe 048/300-087.

Image may contain: one or more people, people standing, tree, sky, outdoor and nature

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë ka vizituar…