Java e 29-të në Superligën e Kosovës vazhdon sot me ndeshje spektakolare
Java e 29-të në Superligën e Kosovës vazhdon edhe sot, me tri ndeshje të cilat premtojnë emocion dhe spektakël.
Vëmendja do të jetë në stadiumin “Liman Gegaj”, ku Malisheva do të presë Ballkanin, një ekip që po lufton për pozita të larta në tabelë, transmeton Klankosova.tv.
Ky takim pritet të jetë shumë interesant, duke pasur parasysh objektivat e të dyja skuadrave.
Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Gjilanit dhe Dukagjinit, dy skuadra që gjithashtu kanë ambicie për të siguruar pozita të favorshme në renditjen përfundimtare.
Po ashtu, dueli mes Drenicës dhe Dritës pritet të jetë tepër i nxehtë, me kampionët në fuqi që kërkojnë të forcojnë pozitat e tyre në krye të tabelës.
Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen në orën 15:00 dhe transmeton eksluzivisht në Artmotion




