Java speciale e Kuvendit

15 janar 2018 | 09:32

Kuvendi i Kosovës sesionin pranveror do ta hapë me dy çështje mjaft të nxehta. Komisioni për Punë të Jashtme sot (hënë) do ta shqyrtojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa në mbledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit për këtë sesion, e cila do të mbahet të mërkurën, do të shqyrtohet iniciativa e disa deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, shkruan “Epoka e re”.

Monitoruesit e punës së Kuvendit të Kosovës kanë vlerësuar se konstelacioni politik i partive brenda këtij institucioni e bën të paparashikueshëm epilogun e këtyre dy çështjeve me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (e hënë)  mbahet takimi koordinues për mbledhjen e Komisionit…