Javën e ardhshme bëhet ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

20 maj 2022 | 11:15

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 euro.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka tronditur kontinentin evropian, i…