Javën e ardhshme fillon ndërtimi i ujësjellësve në Temeqinë dhe Jançisht të Malishevës

18 maj 2020 | 12:22

Temeqina dhe Jançishti, janë fshatra në Komunën e Malishevës, në të cilat pritet që javën e ardhshme të fillojë ndërtimi i ujësjellësve për të dy fshatrat. Po ashtu do të rregullohet edhe sistemi i pompimit në ujësjellësin e Senikut, ku pritet të furnizohen me ujë 12 fshatra të tjerë, që janë të kyçur në këtë sistem.

Kjo është e bërë me dije të hënën në takimin që është zhvilluar në mes të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtorit të Shërbimeve Publike, Milazim Morina dhe drejtorit të Urbanizimit, Islam Vrenezi, me përfaqësuesin e Community Development Initiatives (CDI), Lavdim Osmanaj dhe menaxherin e njësisë së KRU “Hidroregjionit jugor” në Malishevë, Njazi Bytyçi.

Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për fshatrat Temeqinë dhe Jançisht, financohet nga SDC (Zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë) dhe Qeveria e Kosovës, dhe implementohet nga Konzorciumi Dorsch &CDI, ndërsa i tërë projekti kushton rreth 254 mijë euro.

Sipas përfaqësuesve të CDI-së dhe të “Hidroregjionit Jugor”, janë kryer të gjitha procedurat për fillimin e ndërtimit të projektit për ndërtimin e ujësjellësve për fshatrat Temeqinë dhe Janqist, e në këtë projekt është rregullimi i sistemit të pompimit në Senik, ndërsa implementimi i projektit pritet të filloj nga java e ardhshme. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë…