
Javën e ardhshme pritet të vazhdojnë bisedimet Rusi-Ukrainë
13 mars 2022
| 14:19
Mykhailo Podoliak, këshilltari i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë me dije se bisedimet me Rusinë mund të vazhdojnë javën e ardhshme.
“Sapo të përpunohen formatet e ndërsjella kundër-ligjore, do të planifikohet një takim, pra raundi i katërt i negociatave”, ka thënë ai.
Sipas tij, edhe në këtë raund pritet të bisedohet për një zgjidhje politike, e mbi të gjitha për një zgjidhje ushtarake, raporton “CNN”.
“Ndoshta nuk është e nevojshme të shkojmë më tej dhe të bëjmë vetëm biseda. Ne i kemi diskutuar të gjitha çështjet, tani po përpiqemi t’i paketojmë këto çështje në disa formate ligjore”, është shprehur Podoliak.