Trumpi: Lufta në Ukrainë mund të na çojë në luftën e tretë botërore

13 mars 2022 | 14:16

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump, ka thënë se gjendja në Ukrainë do të përkeqësohet edhe më tutje.

Trumpi ka thënë se kjo luftë mund të çojë edhe deri tek Lufta e Tretë Botërore.

Sipas tij presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do ta ndalojë luftën.

Këto deklarata ish-presidenti i ShBA-së i ka bërë gjatë një mitingu në shtetin e Karolinës, raportojnë mediat ndërkombëtare.

“Kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore. Unë shoh se çfarë po ndodh. Sepse nëse mendoni se Putini do të ndalojë, do të bëhet gjithnjë e më keq. Ai nuk do ta pranojë atë dhe ne nuk kemi njeri që të flasim me të”, ka thënë ai.

Donald Trump, në shënjestër të kritikave e ka vënë administratën e presidentit aktual, Joe Biden.

Trumpi ka thënë se Vladimir Putin nuk do të kishte nisur kurrë një luftë gjatë mandatit të tij.

“Askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë se unë”, ka përfunduar Trumpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nuk mund ta durojmë më këtë situatë. Ky ishte një…